Ka mbërritur në Kuvend kandidati fitues për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, Olsjan Çela.

Siç shihet edhe ne foto, tashmë Kryeprokurori, po ndjek seancën parlamentare për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri.

Mësohet se Çela do të kryejë betimin si Kryeprokurori i ri, menjëherë në përfundim të seancës parlamentare.

Olsian Çela është zgjedhur Kryeprokurori i ri i Shqipërisë. Kuvendi miratoi me 101 vota pro dhe 2 kundër dhe 10 abstenim kandidaturën e tij për të qenë në krye të akuzës në Shqipëri.

Ndërkohë, Arta Marku mori 11 vota pro, 78 abstenim dhe 22 kundër.

Fatjona Memçaj mori 8 vota pro, 18 kundër dhe 87 vota abstenim.

Çela ka marrë të gjitha votat e Grupit Parlamentar të PS-së si edhe një numër të konsiderueshëm votash nga opozita parlamentare. PS konfirmoi gjatë paradites së sotme se do të votonte në bllok Çelën në krye të akuzës./abcnews.al

Loading...
Global