Vetingun për gjykatësit dhe prokurorët duhet ta bëjnë institucionet e huaja, thotë avokati Aleksandar Tortevski. Fokusi duhet të jetë në ekspertizën, integritetin e stafit gjyqësor dhe lidhja e tyre me partitë politike. Ai thekson se procesi duhet të trajtohet me kujdes, sepse vetëm ashtu do të tejkalohet mosbesimi në institucionet dhe njerëzit. Përveç ryshfetit klasik, problemi më i madh është korrupsioni në avancimin dhe përzgjedhjen e gjykatësve, pasi kjo krijon vazalë me detyrime ndaj partive. Kjo e gërryen sistemin dhe demotivon të tjerët, thotë Tortevski.

Tani, nëse e bën një bllok politik që është në pushtet, kjo do t’i japë tjetrit të drejtën të bëjë vetingun e tyre. Ata që do të bien, do të pretendohet se nuk kanë qenë të papërshtatshëm për një bllok politik dhe për këtë arsye duhet dikush tjetër të vijë, do të thotë të gjejmë dikë nga jashtë i cili do të kryejë një proces vërtet cilësor, në të cilin të gjithë do të kenë besim të cilin nuk do ta humbim pas tre vjet, dhe të ketë sërish rishqyrtim- thotë Aleksandar Tortevski, avokat.

Tortevski thotë se për momentin Antikorrupsioni vetëm i krahason listat anketuese të gjykatësve dhe asgjë më shumë. Profesori Bashkim Selmani beson se nuk ka asnjë institucion në vend, që mund ta kryejë vetigun, pasi PSP më nuk ekziston.

Plani i Komisionit Shtetëror Kundër Korrupsionit, për vitin 2020, parashikon gjithashtu një kontroll mbi pasurinë e funksionarëve, gjykatësve dhe prokurorëve.

Loading...
Global