Ministri pa resor i angazhuar për komunikim, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski, sot në Zagreb realizoi takim me komisarin për informim të Kroacisë, Zoran Piçuljan.

Popovski dhe Piçuljan, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, në takim biseduan për rëndësinë e transparencës së qeverive ndaj qytetarëve dhe u dakorduan se çështja e transparencës do të jetë një nga kyçet në zgjedhjet e ardhshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut në prill të vitit 2020 dhe në Republikën e Kroacisë në zgjedhjet parlamentare në vjeshtë të vitit të ardhshëm.

“Ministri Popovski i theksoi masat tashmë të ndërmarra nga ana e Qeverisë në pjesën e transparencës aktive, vegël për llogaridhënie, Strategjisë së miratuar kohë më parë për transparencës të Qeverisë, si dhe transparencën e plotë të buxhetit dhe të gjitha transaksioneve të institucioneve shtetërore, duke filluar prej vitit 2010 deri më sot, të cilat do të azhurnohen në çdo 15 ditë. Ministri theksoi se gjithë këto masa e kthejnë besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit”, ceket në kumtesë.

dhuro

Nga ana e komisarit Piçuljan në prag të kryesimit të Kroacisë me Këshillin e Bashkimit Evropian (janar-qershor 2020) ishte shprehur gatishmëri për mbështetje dhe bashkëpunim profesional, ekspert, këmbim i përvojave në fushën e jurisprudencës me fokus në pjesën e transparencës së institucioneve, si dhe sistemin juridik në procesin e inkuadrimit të vendit drejt BE-së.

Zoran Piçuljan është komisar shtetëror i Republikës së Kroacisë për zbatimin dhe realizimin e së drejtës që qasjes drejt informatave dhe mbikëqyrje ndaj zbatimit të ligjeve dhe vendosjes së bashkëpunimit ndërkombëtar dhe bashkëpunimit me trupat e BE-së. Komisari për informim është i pavarur, ndërsa për punën e tij përgjigjet para Kuvendit kroat.

Loading...
Global