Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e përshëndeti pjesëmarrjen e delegacionit të Maqedonisë së Veriut në Samitin e sotëm të Aleancës në Londër dhe tha se anëtarësimi i vendit është një hap pozitiv për të gjithë rajonin.

“Ngrohtë e përshëndetëm Maqedoninë e Veriut sot”, deklaroi Stoltenberg në pres konferencë pas mbarimit të Samitit.

Ai shtoi se anëtarësimi i vendit është një shenjë se dyert e Aleancës mbeten të hapura për vendet e tjera në të ardhmen.
“Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut nuk është gjë e mirë vetëm për Maqedoninë e Veriut, po për të gjithë rajonin, kjo do të tregojë që NATO po e realizon politikën e dyerve të hapura”, tha sekretari i përgjithshëm i Aleancës.

dhuro

Maqedonia e Veriut sot për herë të parë ka marrë pjesë si anëtare de-fakto e një Samiti të NATO-s. Mbetet formale që Protokolli i pranimit të ratifikohet nga ana e Spanjës dhe më pas në Parlamentin në Shkup.
Delegacionin e vendit në Samitin në NATO e kryesoi kryeministri, Zoran Zaev, ndërsa në përbërjen e tij ishin edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Loading...
Global