Dr.prof.Musli Ferati

Skenat e trishtueshme që për çdo natë i shohim nëpër ekranet televizive dhe rrjetet e ndryshme sociale, që kanë të bëjnë me peripecitë dhe tmerin që po përjeton popullata e goditur nga tërmeti katastrofal në disa zona në Shqipëri, nxorën në sipërfaqe gjithë atë krater varrëmihës që strukturat e njëpasnjëshme qeveritare e kanë sajuar brenda 30 viteve të tranzicionit lebetitës demokratik. Më konkretisht, të gjitha elitat politike të cilat kanë qeverisur me shtetin shqiptar, si preambullë të ushtrimit të pushtetit kanë patur grabitjen e shtetit-lexo plaçkitjen e qytetarëve në emër të sitemit demokratik me anë të korupcionit të shfrenuar dhe krimit të organizuar. Deligjimiteti i tyre politik u demaskua pikërisht me rastin e katastrofës elementare e cila plasi fill pas tërmetit 6.5 ballë të Rihterit me epiqendër në qarkun e Durrësit dhe Tiranës, në mëngjezin e trishtë të 26 nëntorit. Shteti shqiptar, gjegjësisht qeveria për të gjitha këto vite të turbulencave demokratike nuk kishte bërë dhe kryer asnjë detyrim dhe obligim në ndërimin dhe zhvillimin e një shoqërie të organizuar dhe konsoliduar demokratike. Doli në shesh gjithë ajo infrastrukturë e kalbur urbanistike dhe mishmashi i venbanimeve të tjera rurale dhe atyre buzë bregdetit, veçanarisht. Nga ana tjetër qeveritarët e plotpushtetshëm dhe të pangopur për para dhe pasuri të patundshme në vend që të ndërtojnë rrugë dhe infrastrukturë tjetër në bregdet, institucione në menaxhimin dhe tejkalimin e fatkeqësive elementare, të njejtët kishin ndërtuar pallate dhe sarajet e tyre private, të cilat nuk guxon askush të i përdor në rast emergjencash elementare, siç është tërmeti fundit. Të njetat venbanime dhe apartamente superluksose mundet vetëm për dhjetë ditë pushimi t’i hapin dhe shfrytëzojnë oligarkët dhe krerët partiak të politikës shqiptare, kurse të pastrehët dhe ata që kanë mbetur pa shtëpi dhe banesa mund të flenë nëpër çadra dhe palestra të pangrohura në këtë fundvjeshtë traumatike. Sa për ushqimin dhe veshmbathjen e tyre duhet pritur konvojet e ndihmave që do vinë me pak vonesë nga qytetarët dhe bashkëkombasit prej Kosove dhe Maqedonie. Që aroganca të jetë akoma më vulgare, qeveritarët dhe politikanët e partive politike shëtisin vërdallë para kamerave nëpër venbanimet e shkatëruara duke ngushulluar të akcidentuarit dhe ata që kanë humbur të dashurit e tyre. Me demek, janë shumë të pikëlluar dhe nuk i zen gjumi inatës nga kjo fatkeqësi e madhe natyrore dhe qajnë me lot hallet e njërëzve që dëmtoi më së shumti ky tërmet i fuqishëm. Do ishte krejt në rregull kjo çjerrje ofshame e kryeministrit, ministrave dhe politikanëve të tjerë, poqese të njejtet paraprakisht t’i kishin kryer me përkushtim detyrimet dhe obligimet e tyre të parapara me ligj në ndërimin e institucioneve dhe infrastrukturës tjetër shtetërore e cila do garantonte mirëqenien e popullit edhe në rast fatkeqësish të ndryshme elmentare, pa përjashtuar edhe këtë tërmet të fundit. Demagogjia e tyre ironike nuk ka fund, ngase edhe në këto ditë të vështira për të pastrehët, thiren në ndihmat që shtetet dhe popujt e vendeve të ndryshme janë të gadshme t’i ofrojnë shtetit shqiptar. Të kuptohemi ndihmat dhe solidariteti i vendeve të jashtme u dedikohet njerëzve dhe familjeve që janë dëmtuar nga kjo fatkeqësi elementare dhe jo shtetit shqipar. Gjithsesi çdo ndihmë dhe solidaritet nga shtetet mike është e mirëseardhur, por është vet shteti shqiptar me qeverinë e vet dhe institucionet që ajo i drejton dhe krijon të sigurojë dhe garantojë tejkalimi e kësaj fatkeqësie të madhe natyrore. Ndërkaq, qeveria aktuale si dhe të gjitha qeverit e mëparshme të shtetit pluralist shqiptar nuk kishin patur krijuar dhe formuar asnjë ekip specialistësh për ndihmë në rast tërmetesh, bile nuk kishin patur asnjë qen të stërvitur që do të zbulonte të akcidentuarit nën rrënoja. Ish kryeministri Berisha me një dekret qeveritar e kish asgjësuar edhe Institutin Sismologjik të Shqipërisë, kurse tani ankohet se pallati ku ai jeton ka pësuar dëmtime të konsiderueshme dhe ka mbetur pa rrymë elektrike ! Kush mund t’i besoj kryeministrit aktual Rama kur premton se qeveria e tij do të ndërtojë dhe meremetojë të gjithë shtëpitë dhe pallatet e shkatërruara nga ky tërmet, kur vetëm para dy muajsh u zotua por asgjë nuk ndërmori deri më sot në meremitimin e shtëpive të dëmtura nga tërmeti i 21 shtatorit ? Sa për sqarim, në çdo shtet të organizuar demokratik, të gjithë qytetaret paguajnë tatime dhe taksa të ndryshme të cilat qeveria duhet t’i kanalizojë dhe alokojë për formimin e institucioneve dhe departamenteve shtetërore në funkcion të plotësimit të nevojave kolektive dhe personale të të gjithë qytetarëve, pa përjashtim. Gjithashtu duhet siguruar dhe patur fonde të ndryshme rezervë edhe në rast havarish elementare natyrore. Me sa duket qeveritarët mburavec të tranzicionit demokratik këtë aksiomë elementare nuk e kanë marrë aspak parasysh, dhe tani habiten dhe tërbohen se si nuk kanë as kapacitete minimale të përballen me pasojat e këtij tërmeti të tejzgjatur. Sipas tyre del se fajtorë kryesorë për këtë insuficiencë të dekompenzueshme shtetërore janë gazetarët që informojnë opinionin mbi vuatjet e popullatës për strehim, ushqim dhe veshmbatje, kurse nuk pushojnë së akuzuari edhe vjedhësit e batanijeve që vinë nga qytetarët për të akcidentuarit. Nuk mund të fshihen dhe mbulohen keqpërdorimet e shumta që elitat e ndryshme të tranzicionit demokratik me anë fjalimeve emocionale dhe përqafime të ngashërueshme në këto ditë të ngrysta po përpiqen t’i bëjnë me qytetarët e fatkeqësuar. Këto performanca infantile bota e qytetëruar demokratike nuk i konsumon, ngase të njejtët vlerësojnë përgjegjësitë dhe realizimin e premtimeve kundrejt qytetarëve të cilat doemos duhet të rrumbullaksohen dhe garantohen me respektimin e ligjit dhe ligjshmërisë së funkcionimit të shtetit. Të gjitha parullat e kohës së patriotëve me yll në ballë kanë eskaduar, dhe sa më parë populli shqiptar autokton të këndellet nga mjegulla që padronët e azdisur të tranzicionit demokratik përpiqen me mish e me shpirt ta përhapin edhe në këto momente kur një pjesë e madhe e popullatës po skërmoqet nga tronditjet e pamëshirshme të tokës shqiptare.

dhuro
Loading...
Global