Tetë persona morën lëndime të vogla trupore në shtatë nga gjithsej 14 aksidentet e trafikut që kanë ndodhur natën e kaluar në territorin e Qytetit të Shkupit. Në shtatë aksidente trafiku janë shkaktuar dëme materiale.

Nga komunikacioni sipas të dhënave të SPB Shkup, policia i ka përjashtuar dy drejtues të cilët e drejtonin automjetin nën ndikimin e alkoolit, pesë drejtues pa e fituar të drejtën për drejtimin e automjetit dhe gjashtë me automjete të paregjistruara.

Me automjetin special “karrotreci” janë larguar 72 automjete.
Janë sanksionuar edhe katër këmbësorë të cilët e kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë, një këmbësor i cili e ka kaluar rrugën në dritë të kuqe dhe dy këmbësorë të cilët e kanë kaluar udhëkryqin në dritë të kuqe.

Loading...
Global