Për shkak të mjegullës është zvogëluar shikueshmëria nga 50 deri në 100 metra në aksin rrugor Stracin – Kriva Pallankë dhe nga 30 deri 40 metra në aksin rrugor Shipkovicë – Kodra e Diellit, kumtoi Lidhja auto-moto e Maqedonisë.

Nga ora 9:00 qarkullimi në aksin rrugor P1202 Hanet e Mavrovës – Dibër afër fshatit Sencë që ishte i ndërprerë për shkak të një orteku, zhvillohet në një korsi. Ekipet e NP “Rrugët e Maqedonisë” punojnë në pastrimin e ortekut dhe në normalizimin e qarkullimit në dy korsi.

T mobile In article 1

Intensiteti rrugor jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.