Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela më 4 dhjetor në një konferencë për shtyp pranë parlamentit bëri thirrje për të votuar Protokollin e anëtarësimit të vendit në NATO më 11 dhjetor, kur dhe është parshikuar seanca e ardhshme parlamentare.

Ai tha se ne si Parlament mund të votojnë protokollin ku si shmebull përmendi Malin e Zi, në të cilën kuvendi malazez votoi ratifikimin e anëtarësimit pa kaluar në të gjitha vendet anëtare të NATO -s.

Por dje Kryeministri Zoran Zaev tha se vendi nuk duhet të shpejtojë me ratifikim të parakohshëm të protokollit për anëtarësim në NATO. Sipas tij, mandatari për formimin e Qeverisë në Spanjë, Pedro SanÁez i ka premtuar se Kuvendi spanjoll do ta ratifikojë protokollin në mesin e muajit janar. Zaev mes tjerash thekson se informacioni se Mali i ZI ka ratifikuar protokollin para anëtarësimit të plotë, nuk është i vërtetë.

Pas deklarimit të Kryeministrit, Zoran Zaev se nuk ka precedent dhe se Mali i Zi nuk e ka ratifikuar para kohe Protokollin kur vetë është anëtarësuar në NATO, ka reaguar Aleanca për Shqiptarët.

Sipas kësaj partie, Zaevi po përdor lajme të pavërteta për ti ikur përgjigjeve sepse sipas Aleancës për Shqiptarët, Mali i Zi e ka ratifikuar Protokollin para vendeve tjera anëtare të NATO-s në vitin 2017.

“Mos pasja e argumenteve është bërë traditë për ìfake newsë nga kryeministri i vendit, Zoran Zaev. Nuk është hera e parë që arsyetohet nëpërmjet lajmeve të rrejshme që ai vetë i shpërndan, dhe pastaj fajëson shërbimin e tij të informimit për keqinformim! Në një deklaratë për media ai mohon se Mali i Zi ka ratifikuar protokollin për anëtarësim në NATO, para se i njëjti të ratifikohet nga të gjitha shtetet tjera anëtare të NATO-s, dhe madje e quan antikushtetues një veprim të tillë”, thonë nga ASH.

Por Agjencia e Lajmeve Zhurnal ka hulumtuar edhe në ueb faqen e Qeverisë së Malit të Zi për të qartësuar opinion se kush ka të drejtë, Kryeministri Zaev apo kryetari i ASH-së, Ziadin Sela.

Në hulumtimin e Agjencisë së Lajmeve Zhurnal, Mali i Zi ka ratifikuar protokolin për aderim në NATO më 28 prill 2017, ndërsa Spanja më 10 maj 2017, në këtë rast 12 ditë më pas.

Më poshtë përmes një postimi zyrtar në Twiter më 11.05.2017 mund të shihni falemnderimin e Qeverisë Malazeze që e kanë bërë ndaj Spanjes dhe ndaj gjithë vendeve tjera me të cilën ishte përmbyllë procesi i ratifikimit të protokolit.

LINKU NGA QEVERIA MALAZEZE
https://twitter.com/VladaCG/status/862587024821411842?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E862587024821411842&ref_url=https%3A%2F%2Fm.cdm.me%2Fpolitika%2Fzavrsen-proces-ratifikacije-protokola-o-pristupanju-crne-gore-nato-u%2F&fbclid=IwAR23vOBmXuDAh1aAxGa0EDDuhu-smJ8qNUfP49r9EZ3MfYH1ye31_y6zqpw

Por, Agjencia e Lajmeve Zhurnal ka kontaktuar edhe ekspert të kësaj fushe për qartësuar më hollësisht situatën e tanishme që ndodhet Maqedonia e Veriut në prag të antarësimit në NATO, si dhe shembullin me Malin e Zi.

Kryetari i Këshillit EuroAtlantik, Ismet Ramadani për Zhurnal pranon se është e vëretetë që Mali i Zi ka ratifikuar para Spanjës protokollin për aderim.

Ai thotë se serbet që jetojnë në mbi 30% në Mal të Zi kishin qenë kundër e të cilët kishin bashkëpunuar me Serbinë e Rusinë, andaj edhe shtetet e NATO-s sipas Ramadanit, këtë e kanë kuptuar si një gjendje pothuajse të jashtëzakonshme.

“Por është e vërtetë që Mali i Zi e ka ratifikuar protokollin para Spanjës, por në një gjendje pak më tjetër. Thuhet se ishte e jashtëzakonshme për faktin se në Malin e Zi nga brenda për brenda ishte e trazuar në prag të finales të antarësimit në NATO, për shkak se serbet e Malit të Zi që janë mbi 30% ishin kundërshtarë të cilët bashkëpunonin edhe me Serbinë edhe me Rusinë për ta penguar antarësimin. Andaj edhe shtetet e NATO-s këtë e kanë kuptuar si një gjendje pothuajse të jashtëzakonshme në ratifikimin e fundit të protokollit”, ka deklaruar për Zhurnal, kryetari i Këshillit EuroAtlanik, Ismet Ramadani.

Edhe Profesori i së drejtës kushtetuese, Jeton Shasivari në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal ka theksuar se Parlamenti i Maqedonisë së Veriut nuk ka pengesa juridike që të ratifikon protokolin inkuadrues për në NATO.

Ai për këtë merr shembullin Malin e Zi por edhe dispozitat e neneve 10 dhe 11 të Traktait të NATO-s të vitit 1949, gjegjësisht thotë se Mali i Zi ka ratifkuar protokollin më 28 prill 2017, ndërsa Spanja ratifikoi 12 ditë më pas, gjegjësisht më 10 maj 2017.

“Konsideroj se, nuk ka pengesa formale juridike për këtë gjë, duke pasur parasysh, rastin me Malin e Zi por edhe dispozitat e neneve 10 dhe 11 të Traktait të NATO-s të v. 1949. Pra, parlamenti i Malit të Zi e miratoi ligjin për ratifikimin e Traktatit të NATO-s më 28 Prill 2017, ndërkaq, Spanja e ratifikoi Protokollin e anëtarësimit 12 ditë më pas, pra, më 10 Maj 2017. Poashtu, kësaj duhet shtuar edhe faktin se sipas Kushtetutës Spanjolle, për ratifikimin e protokollit, në të dyja dhomat e parlamentit spanjoll, nuk nevojitet shumica e kualifikuar e as ajo absolute, por shumica relative, gjë që lë hapësirë që Parlamenti ynë ta miratojë ligjin për ratifikim para ratifikimit të protokollit të anëtarësimit nga Spanja”, thotë për Zhurnal, profesori universitar, Jeton Shasivari.

Nga kjo që është shkruar më lartë, dëshmohen se kryeministri Zaev nuk ka qenë i informuar mirë kur dje tha se “lajmi që Mali i Zi ka ratifikuar protokollin para anëtarësimit të plotë, nuk është i vërtetë”.

Loading...
Global