Edhe pse zgjedhjet janë shpallur 5 muaj më parë, partitë politike kanë nisur konsulltimet për koalicionet e mundshme parazgjedhore. Është përfolur shumë për bashkimin e dy partive opozitare, ASH-BESA por siç duket kjo është shumë larg për të ndodhur. Ky mos bashkim, mund të vijë nga shkaku i imponimit të Alternatives qeveritare, në bllokun opozitar.

Siç mëson Tetovasot, Ziadin Sela ka kushtëzuar Lëvizjen BESA që me patjetër koalicion të ketë edhe me Alternativën e Gashit ose përndryshe ASH do del e vetme në zgjedhjet e 12 prillit. Gjithashtu, sipas burimeve mësohet se Sela pa asnjë argument kërkon që Alternativën ta fusë në bllokun opozitar, edhe pse ajo është parti e pushtetit dhe ky insistim i Seles nënkupton se ASH-së më shumë i intereson te nxjerr fajtor Lëvizjen BESA për mosbashkëpunimin opozitar duke imponuar Alternativen por duke mohuar kyçjen e PDSH në këtë koalicion.

Ndryshe, kreu i ASH-së sot ka deklaruar se bisedimet janë në rrugë të mbarë por Alternativa do të jetë pengesa kryesore e mos bashkpunimit të forcave opozitare ASH-BESA, për ta çuar në opozitë BDI-në./ts.mk/

Loading...
Global