Pamjet e pabesueshme tregojnë dy Youtubers duke shfaqur atë që me sa duket është shpërthimi më i madh në botë i pastës së dhëmbëve ‘elefant’ në oborrin e pasëm të një prej shtëpive të tyre.

Eksperimenti i ‘pastës së dhëmbëve’ të elefantit u bë viral në YouTube me mbi 1.1 milionë shikime dhe i ka lënë njerëzit të mahnitur dhe vazhdimisht kuriozë për të mësuar si u realizua eksperimenti.

Influencuesit në Youtube Nick Uhas dhe David Dobrik donin të nxirrnin jashtë loje një përpjekje të YouTuber-it dhe ish-inxhinierit të NASA-s Mark Rober i cili kreu një marifet të ngjashëm në fillim të këtij viti dhe duket se e kanë arritur qëllimin.

Në pamjet, Uhas shpjegon shkencën që qëndron pas eksperimentit të tij, me 200 metra kub shkumë të derdhur në oborrin e shtëpisë së tij në Kaliforni.

Ajo përfshinte përdorimin e peroksidit të hidrogjenit, shtimin e sapunit dhe ngjyrosës ushqimi, dhe më pas ‘katalizimin e një zbërthimi të shpejtë të peroksidit të hidrogjenit me jodin e kaliumit,’ sipas Nerdist.

Loading...