Pamjet e mundësuara nga një i pranishëm tregojnë momentin kur fillon një sherr masiv në rrugët e Njukastëll të Britanisë së Madhe.

Përleshja fizike ndodhi disa minuta pas boksimit të Anthony Joshua me Andy Ruiz në luftën për titull në peshat e rënda të boksit, njofton lajmi.net.

Siç bën të ditur tabloidi britanik ‘Daily Mail’, një grup i njerëzve ndaluan veturat dhe filluan të grushtohen me njëri tjetrin të shtunën mbrëma, në qytetin verilindor të Anglisë.

Kalimtarët filluan të thërrisnin emrin e boksierit Joshua, përgjatë kohës kur po ndodhte përleshja.

T mobile In article 1

Autoritetet e vendit nuk e kanë bërë të qartë motivin e rrahjes, derisa kanë thënë se nuk ka pasur të arrestuar.

“Në kohën kur arriti policia, njerëzit po shpërndaheshin dhe nuk u mor asnjë ankesë”, deklaroi një zëdhënës policie për Daily Mail.