Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, premtoi se do të rindërtonte banesën e një prej familjeve të prekura nga tërmeti.

Familja Sala është familja e cila jeton në fshatin Pinar të Tiranës dhe banesa e saj iu shemb nga lëkundja e fortë.

“Gëzuar ditën e flamurit, Shqipëri. Gjatë ditëlindjes sime dhe në ditët e fundit, jam menduar se cila do të ishte gjëja e duhur për të bërë.

dhuro

Rita bënte thirrje për këdo që ka mundësinë, të gjejë një familje ose një shoqatë bamirësie, një mënyrë për të ndihmuar me rindërtimin e shtëpive të viktimave të kësaj katastrofe.

E para që zgjodha është familja Sala. Do ta ndjekim ecurinë e kësaj pune që të ketë dhe familje të tjera që të marrin të njëjtën ndihmë. Ju lutem, klikoni në blogun tim për të bërë të njëjtën gjë dhe ju. Lutjet e mia dhe dashuria ime shkojnë drejt atyre që janë prekur. Me dashuri, Rita””, shkruante Ora më herët në një postim në “Instagram”.

Loading...
Global