Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsa i përket platformës me pesë pika të PD-së, për bizneset e dëmtuar nga tërmeti në Durrës, përkojnë edhe me platformën e qeverisë.

Me një postim në Tëitter, Rama i është drejtuar edhe njëherë kreut të opozitës, ndërsa shkruan se refuzimi i tryezës së përbashkët nga Basha “është një gabim i madh”.

T mobile In article [1]

“@lulzimbasha_al një pjesë e sugjerimeve të publikuara lidhur me bizneset e dëmtuara në Durrës, përkojnë me propozimet e hartuara nga kryetari i Komitetit Kombëtar të Rindërtimit & Ministrja e Financave. Por vazhdoj të them se refuzimi i tryezës së përbashkët është gabim i madh“, shkruan Rama.

Keu i PD-së, Luzlim Basha, prezantoi dje platformën me pesë pika, të hartuar nga opozita, për të nxjerrë nga kriza bizneset e dëmtuar nga tërmeti në Durrës. “Duhet të shmangim futjen e Durrësit në një ‘dimër’ ekonomik dhe social.