Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi informatën për vazhdim të projektit ekzistues për ndërtim dhe pajisje të sallave sportive në shkolla fillore, dhe rehabilitim të shkollave fillore dhe të mesme për rikonstruim të 30 sallave ekzistuese sportive në shkolla të mesme dhe fillore, si dhe për pajisjen e 50 sallave ekzistuese sportive në shkolla fillore në kuadër të konkursit të pestë të hapur të Instrumentit për kornizë investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF) deri te Komisioni evropian, më së voni deri më 6 dhjetor të këtij viti.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, në mbledhjen e sotme Qeveria e miratoi edhe propozim – ligjin për detyrim të Republikës së Maqedonisë së Veriut me kredi tek banka gjermane për mbështetje të zhvillimit KfV për financim të Projektit për rehabilitim efikas të shtëpive të studentëve në Republikën e Maqedonisë së veriut.

Loading...
Global