Në propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Qeveria sot në seancë e konfirmoi Propozim-ligjin për sigurim pensional-invalidor me të cilin, krahas harmonizimit të rregullt propozohet edhe harmonizim shtesë i pensioneve.

Harmonizim shtesë, siç informon shërbimi qeveritar për media, lidhet me rritjen e pagës minimale për më shumë se 15 për qind dhe rritje e pagës mesatare për më shumë se pesë për qind.

Në këtë mënyrë, thonë nga Qeveria jepet mundësi vlera e pensionit të rritet me vlerën e pagave , që mundëson përmirësimin e standardeve jetësore të shfrytëzuesve të pensionit.

Qeveria sot e shqyrtoi dhe miratoi edhe informacionin për Plan për garanci të të rinjve 2020-2022, me plan për zbatim në territorin e tërë vendit dhe do të orientohet drejtë të rinjve në grupmoshën prej 15 deri 29 vjet që ligjërisht qëndrojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut që nuk janë të punësuar dhe nuk janë të përfshirë në arsim apo trajnime.

Kjo është faza e tretë e implementimit të kësaj mase e cila në të dy pilot fazat në rajon jep rezultate të shkëlqyeshme në procesin e punësimit të të rinjve.

Loading...
Global