Makina e parë në botë që fluturon bëri debutimin e saj në SHBA.

Automjeti i quajtur Pioneer Personal Air Landing, ose PAL-V u prezantua mbrëmjen e së martës në Miami.

PAL-V është konsideruar makina e parë fluturuese në botë. Çmimi i makinës është 599.000 dollarë.

dhuro

Kompania që prodhon PAL-V tha se tashmë janë shitur 70 vetura.

Makina u prezantua si pjesë e ekspozitës “Miami 2020 and Beyond”.

Automjeti fluturues mund të ecë edhe në rrugë. Ndërsa në fluturim arrin lartësinë 3.8 km.

PAL-V mund të arrijë shpejtësinë 323 km/h në ajër dhe 160 km/h në tokë.

Loading...
Global