Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti Manifred Verber, kryesues me grupin parlamentar të Parëtisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, i cili së bashku me delegacionin e eurodeputetëve qëndron për vizitë në vend.

Në takim, siç kumton kabineti i Pendarovskit, u shkëmbyen mendime për aspiratat evropiane të Maqedonisë së Veriut, me ç’rast presidenti ka potencuar se anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian mbetet synimi strategjik i vendit, për të cilën, siç tha, ekziston konsensus i gjerë nacional dhe mbështetje e lartë nga qytetarët.

Në takim presidenti Pendarovski theksoi se në pritje të vendimit për fillimin e negociatave inkuadruese për anëtarësim, shteti mbetet i përkushtuar në zbatimin e agjendës reformuese.

“Pendarovski e ka falënderuar për mbështetjen grupin parlamentar të Partisë Popullore Evropiane , për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, të riafirmuar me rezolutën e fundit të miratuar në Parlamentin Evropian për fillimin e negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si dhe për qëndrimin e eurodeputetit Verber se Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe ka rëndësi historike dhe strategjike”, qëndron në kumtesë.

Loading...
Global