Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, ka shprehur ngushëllimet e tij për popullin shqiptar që po kalon një situatë kaotike për shkak të tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

Së fundmi, në FSHF ka arritur të letër ngushëllimi, ku Rubiales ka kërkuar nga Federata që të njoftohet për çdo ndihmë që Shqipëria ka nevojë.

LEXO EDHE:
Aubameyang iu drejtua tunelit pa përfunduar ndeshja, zbulohet arsyeja e çuditshme!
“I dashur Armand,

U trishtova shumë kur dëgjova për humbjet tragjike, numrin e madh të njerëzve të plagosur dhe shumë familjeve që humbën shtëpitë e tyre si pasojë e tërmetit, që goditi Shqipërinë.

Në emër të Federatës Spanjolle, dua të shpreh keqardhjen për njerëzit në vendin tuaj.

Mund ta shfrytëzoj këtë moment të trishtë për t’ju ofruar juve dhe dhe familjeve që janë prekur nga kjo katastrofë e madhe, ngushëllimin tim më të sinqertë.

Lutem na njoftoni nëse keni nevojë për ndonjë ndihmë që mund t’ju ofrojmë në këtë kohë tragjike.

Gjithë të mirat!”, shkruhet në këtë letër.

Për këtë tragjedi që goditi vendin tonë, shumë kube futbolli dhe jo vetëm u solidarizuan me Shqipërinë dhe nisën të grumbullojnë ndihma për zonat e prekura nga tërmeti.

Loading...
Global