Zëdhënësja e komisarit për zgjerim, Ana Pisonero thotë se caku i Komisionit të ri Evropian është në mandatin e tij sa më shumë Ballkanin Perëndimor ta përafrojë në BE.

“Debati për reformën në politikën e zgjerimit tashmë është duke u udhëhequr prej vendeve anëtare, ndërsa KE do t’i japë idetë e veta kur të thirret për atë”, tha Pisonero.

Ajo shtoi se vendet anëtare akoma zyrtarisht nuk kanë kërkuar nga Komisioni Evropian të përpunojë propozimin e vet për metodologjinë e procesit të inkuadrimit.

dhuro

“E morëm propozimin francez. Ky është kontribut ndaj debatit i cili zgjat midis vendeve anëtare”, theksoi Pisonero.

Ajo tha se Komisioni është i hapur të bisedojë për reformën e zgjerimit, por se prioriteti momental i saj është hapja e negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Dy vendet e merituan këtë”, theksoi Pisonero, e cila në pozitën e zëdhënëses së komisionit për zgjerim e zëvendësoi Maja Kocijançiqin.

Ajo, gjithashtu, tha edhe se KE dhe kryetarja e saj Ursula fon der Lajen, janë decidë në qëndrimin se Ballkani Perëndimor ka perspektivë të qartë për në BE.

Loading...
Global