Kryetari i i LR-PDSH-së tani i ASH-së,  Ziadin Sela në vitin 2016  ka kërkuar që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore në mënyrë që të marrë fuqinë dhe votën e çdo qytetari të Maqedonisë, ku tani po i njeti kryetar kërkon që Maqedonia e Veriut të ketë  tetë njësi zgjedhore, përcjell TS.

Qëllimi është  të minimizohet dhe majorizohet vota e shqiptarëve. Kam fjalën këtu, në qoftë se krahasojmë të gjitha Njësitë zgjedhore, sidomos ato me shumicë shqiptare, ku ka një diferencë prej çdo Njësie zgjedhore që varion prej 10.000 deri në 30.000 votues. Atëherë edhe Ne në këtë debat, në këtë krizë, që nisi me numrat e votuesve, duam edhe një herë publikisht të gjithë aktorëve politik të involvuar në këtë proces të ju themi një porosi: Hiqni votuesit fiktiv, ndërsa njerëz fiktiv në Maqedoni nuk janë shqiptarët, por janë votuesit që ka shfrytëzuar VMRO-DPMNE, e të cilat janë maqedonaska deklaruar kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela në 20 shtator 2016

Pas 3 viteve, Sela ka ndryshuar, dhe tani nga një njësi zgjedhore ai kërkon në tetë njësi zgjedhore.

Është një mekaizëm i instaluar nga regjimi VMRO-BDI, është simboli i bashkëpunimit dhe koordinimit të këtyre dy partive. Natyrisht, që kjo lloj qasje bllokon pushtetin më të rëndësishëm në Maqedoninë e Veriut që është legjislativi dhe krijon një precedent të rrezikshëm dhe gjithkush në të ardhmen, qoftë edhe me një deputetë mund t’i bëjë dhjetëra mijëra amendamente, por esenca e parlamentarizmit nuk është kjo. Nuk them që është zgjidhje edhe tendenca e qeverisë, LSDM-në në rastin për të imponuar një zgjidhje sa i përket Kodit Zgjedhor, i cili duhet të sillet me consensus. Asnjëra, as tjetra s’janë për t’i lavdëruar, as VMRO-ja, as LSDM-ja në formën se si sillen, duhet konsensus dhe të bëjmë një zgjidhje për të mirën e të gjithë qytetarëve. Ne kërkojmë model me lista të hapura zgjedhore për demokratizimin e shoqërisë, që qytetarët të zgjedhin deputetin e tyre dhe jo kryetari i partisë. Jemi për 8 njësi zgjedhore sepse më mirë I përshtatet nevojave të qytetarëve”, u shpreh  kryetari  ASH-së, Ziadin Sela me 13 dhjetor 2019./TS/

 

 

Loading...