“Sitio Pariahan” është një fshat i vogël në Filipine, 30 kilometra në veri të kryeqytetit Manila.

Dikur aty kanë jetuar rreth 100 familje, kurse ky fshat ka një kishë të vogël dhe shkollën jo më shumë 100 nxënës.

Sot, kisha dhe shkolla janë zhytur në ujë, ndërsa janë të rrethuara nga shtëpitë e drurit që qëndrojnë në dërrasa të varura mbi ujë.

“Sitio Pariahan” po zhytet në ujë dhe shkaku kryesor për këtë janë ndryshimet klimatike. Por, edhe pse të gjitha objektet janë nën ujë, banorët janë zotuar se për asnjë moment nuk do ta braktisin vendlindjen e tyre.

Aty mund të shihen banorët sesi ecin nëpër ujë që arrin nivelin deri në gjunjë dhe shpesh lëvizin edhe me varka të vogla.

Loading...
Global