Limoni dhe kanella kanë secili një sërë përfitimesh shëndetësore

Limoni njihet për cilësitë që ka në forcimin e sistemit imunitar, për të detoksifikuar trupin, për të trajtuar tretjen, për të përshpejtuar përtharjen e puçrrave, për të minizmuar shenjat në lëkurë dhe për humbje peshe.

Nga ana tjetër, kanella ka shumë admirues për vetitë e saj antimikrobiale, anti-kancerogjene, kontrollon sheqerin në gjak, sindromën e zonës së irrituar, etj.

dhuro

Duke kombinuar këta dy përbërës, do të përftoni një nga përzierjet më të shëndetshme në planet. Lexoni më poshtë për çfarë e kemi fjalën.

Shërimi i puçrrave ose akneve

Disa pika lëng limoni dhe një lugë çaji kanellë pluhur krijojnë një pastë shumë të efektshme për përtharjen e puçrrave dhe akneve.

Vetitë antimikrobiale të kanellës ndihmojnë në trajtimin e infeksioneve ndërsa aciditeti i butë i lëngut të limonit jo vetëm që përshpejton përtharjen e puçrrave, por eliminon edhe kruajtjet. Thjesht aplikoni pastën dhe lajeni fytyrën me ujë pas 15 minutash.

Lehtëson dhimbjet dhe ënjtjet e kyçeve

Miliona njerëz në gjithë botën vuajnë nga problemet me artritin. Nëse kyçet tuaja janë të prekura nga inflamacioni, janë të ngurtë dhe ju dhembin, atëherë ju limitojnë në lëvizjen dhe aktivitetin fizik të përditshëm.

Në lidhje me këtë problem, mund të përfitoni shumë nga kombinimi i lëngut të limonit me kanellën. Çdo mëngjes, pini një gotë ujë me dy lugë çaji kanellë pluhur, 1 lugë çaji mjaltë dhe një limon të shtrydhur. Kjo përbërje kundra artritit duhet pirë para se të hani mëngjes.

Ndihmon në humbjen e peshës

Në vend që të përdorni suplemente për humbje peshe të cilat shoqërohen nga shumë efekte anësore, kërkoni për produkte natyrale që ndihmojnë në rënien në peshë pa pasoja.

Lëngu i limonit ka veti të shkëlqyera kundra djegies së yndyrave ndërsa kanella rrit shkallën metabolike duke bërë që të humbisni më shumë kalori dhe yndyra. Nëse shtoni lëng limoni dhe kanellë pluhur tek çaji jeshil, do të shihni çudira.

Kollë dhe ilaç kundra të ftohtit

Lëngu i limonit është i pasur me vitaminë C, e cila ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe për të luftuar infeksionet. Kanella pluhur, nga ana tjetër, është e aftë të vrasë bakteret dhe viruset. Kjo është arsyeja pse kombinimi i të dyjave ju lejon të merrni veten shumë shpejt nga kolla ose të ftohtit.

Nëse ju dhemb fyti dhe keni bajame të ënjtura, shtimi i mjaltit në këtë përzierje është shumë i rekomanduar, këshillon Living.

Eliminimi i vijave të holla dhe rrudhave

Disa nga zgjidhjet më efektive kundra plakjes janë edhe metodat natyrale. Lëngu i limonit dhe kanella pluhur janë në gjendje të kthejnë rininë në fytyrën tuaj.

Krijoni një pastë me disa pika limoni dhe kanellë pluhur. Lëreni në fytyrë disa minuta derisa antioksidantët e limonit të riparojnë dëmtimet në lëkurë dhe vetitë e kanellës në përmirësimin e kolagjenit i cili zhduk rrudhat.

Pastrim i thellë i skalpit dhe i flokëve

Për shkak se lëngu i limonit është shumë i pasur me vitaminë C, është një ilaç i shkëlqyer për të qetësuar skalpin e irrituar. Aciditeti i butë i limonit ndihmon për të eliminuar formacionet e yndyrës dhe për t’i dhënë shkëlqim flokëve. Kanella nga ana tjetër, ndihmon në eksfolimin dhe ushqyerjen e skalpit.

Masazhimi i lëngut të limonit dhe kanellës tek skalpi para shampoos është një mënyrë e mirë për t’i bërë një pastrim të thellë skalpit duke siguruar flokë më të bukur e të shëndetshëm.

Detoksifikim i trupit

Herë pas here trupi ka nevojë për të nxjerrë jashtë toksinat që ka akumuluar në brendësi të tij. Lëngu i limonit është shumë i dobishëm për mëlçinë, organ primar i pastrimit dhe detoksifikimit. Kanella pluhur përmban antioksidantë që neutralizojnë radikalet e lira dhe parandalojnë dëmtimin qelizor. Me kombinimin e të dyjave, nxjerrja e toksinave nga trupi është shumë

Loading...
Global