Zëvendëskryeministrat Oliver Spasovski dhe Bujar osmani, si dhe drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH), Adnan Xhaferoski, në prani të ambasadorit shqiptar në vend, Fatos Reka, sot në Qeveri iu falënderuan forcave republikane për mbrojtje dhe shpëtim, të cilët me vendim qeveritar ishin dërguar në Shqipëri pas tërmetit katastrofal. Ekipet tona mbi 72 orë punuan në detyra komplekse për t’iu ndihmuar autoriteteve lokale në shpëtimin e të mbijetuarve nga tërmeti dhe pastrimin e terrenit.

“Jemi të pikëlluar dhe bashkëndjejmë me të gjithë të goditurit në këtë tragjedi katastrofale, por edhe jemi krenarë për ekipet tona të cilët treguan profesionalizëm kulminant dhe iu ofruan ndihmë atyre të cilëve u nevojitej. Angazhimi juaj nuk do të harrohet asnjëherë si dhe fakti se çdoherë mbetemi me dorë të shtrirë për mbështetje për fqinjët tanë”, tha në takim ministri Spasovski, informoi shërbimi qeveritar për shtyp.

Siç theksoi zëvendëskryeministri Osmani, fotografitë nga Shqipëria nuk mund ta lënë indifirent askënd.

dhuro

“Me të vërtetë pashë se ju punuat në rrethana të jashtëzakonshme dhe të rrezikshme për jetë me qëllim që t’u ndihmoni të pësuarve. me atë ju treguat edhe imazhin e vërtetë të shtetit në në thelbin e të cilit është solidariteti dhe ndihma”, theksoi Osmani.

Drejtori i DMSH-së, Xhaferoski, ndërkaq, theksoi se e tërë shoqëria është krenare me profesionalitetin e këtyre ekipeve të cilat gjatë viteve të kaluara i trajnuan t’u përgjigjen sfidave si reagim adekuat ndaj të gjitha katastrofave natyrore.

Ambasadori Reka, në emër të Qeverisë në Tiranë, shprehi falënderim të madh për ndihmën e ofruar dhe për gjithçka që ishte ofruar në një situatë mjaft të rëndë për popullin shqiptar.

Sipas liderit ekipor të forcave republikane për mbrojtje dhe shpëtim, Ivica Naumovski ekipi nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri, i kombinuar nga shpëtimtarë, minatorë, zjarrfikës dhe persona të tjerë profesionistë, në terren treguan gatishmëri për t’u përballur me një mision të vështirë. Ai në emër të të gjithë anëtarëve të ekipit shprehi ngushëllime për të gjithë viktimat në tërmetin katastrofal.

Loading...
Global