Në mëngjes më ftohtë është në Berovë, ku janë matur minus gjashtë gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale 6 gradë është matur në Dojran, informon DPHM.

Sipas të dhënave deri në orën tetë, minus dy gradë Celsius janë matur në Lazaropole dhe në Tetovë, minus një në Demir Kapi, zero në Gjevgjeli dhe Pretor, një në Mavrovë dhe Krushevë, dy në Shkup, Kumanovë, Ohër dhe Manastir dhe tre gradë Celsius në Prilep.

Gjatë natës në rajonet malore vranësira është zvogëluar dhe atje në mëngjes është kthjellët, ndërsa nëpër fushëgropa ka mbetur vranësirë e ulët ose mjegull. Në mëngjes mjegull ka në Shkup, Strumicë, Shtip, Kumanovë dhe Tetovë, ndërsa zbehtë është në Pellagoni dhe Gjevgjeli.

T mobile In article 1

Nga DPHM informojnë se gjatë ditës do të jetë me diell me vranësira lokale dhe me erë të dobët kryesisht juglindore. Gjatë natës nga perëndimi do të zgjerohet vranësira dhe do të fillojë shi i përkohshëm, ndërsa në vendet malore dëborë. Do të fryejë erë e dobët juglindore. Temperatura e ditës do të jetë në interval prej 9 deri 14 gradë Celsius, ndërsa në fushëgropa mjegull prej 4 deri në 9 gradë Celsius.

Në Shkup në mëngjes ka mjegull, e cila do të zgjasë gjatë. Pasdite mjegulla do të zvogëlohet dhe vranësira do të rritet. Temepratura do të arrijë 11 gradë Celsius.