Shqipëria dhe Kosova mund të shortohen në të njëjtin grup në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve.

Dihej që më herët që si Shqipëria ashtu edhe Kosova që u ngjit një ligë më lartë, do të nisin në të njëjtën ligë aventurën e ardhshme në Nations League.

Por, në bazës të renditjes së UEFA-s, Shqipëria do të bëjë pjesë në vazon e parë bashkë me skuadra si Greqia, Mali i Zi dhe Gjeorgjia me të cilat nuk mund të përballet ndërkohë që Kosova bën pjesë në vazon e dytë bashkë me Maqedoninë e Veriut, Bjellorusinë dhe Qipron. Shorti do të hidhet në datën 3 mars 2020 në Holandë dhe nuk përjashtohet mundësia që Kosova e Shqipëria të jenë me një grup.

T mobile In article 1