Napoli vijon të zhgënjej këtë sezon duke vendosur rekorde të njëpasnjëshme negative.

Të kaltrit regjistruan ndeshjen e tetë radhazi pa fitore, teksa humbi me rezultatin 1-2 me përmbysje përballë Bolognës. Ky rezultat ka zhgënjyer jashtë mase trajnerin Ancelotti, që shfryu pas ndeshjes në konferencën për shtyp.

“Unë marr një pjesë të madhe të përgjegjësisë normalisht, por duhet të dimë se në fushë zbresin lojtarët, ndaj edhe ata duhet të bëjnë punën e tyre. Ndryshimet në skuadër i bënim edhe sezonin e kaluar, por këtë vit nuk po funksionon shpirti kolektiv. Megjithatë të gjithë lojtarët po e vuajnë këtë situatë, ndaj të gjithë bashkë duhet të gjejmë një zgjidhje”, tha trajneri i Napolit.

Loading...
Global