Këtë të mërkurë aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit u mblodhën në godinën që qeveria kërkon të shemtë për të folur mbi punën e tyre për mbledhjen e fondeve për të prekurit nga tërmeti.

Por një moment ka prekur artistët dhe aktivistët, teksa po fliste Adriana Kalaja, një ndër personat e shoqëruar në komisariat për shkak të videos që publikuan aktivistët. (Video ku punonjës të policisë po shkarkonin në Ministrinë e Brendshme disa qese me ndihma për të prekurit nga tërmeti).

Aktivistja dhe juristja me profesion, Adriana Kalaja i shprehu mirënjohje të gjithë aktivistëve dhe familjes së madhe të Aleancës për Teatrin, e veçanërisht një zotërie i cili I përlotur po e dëgjonte.

dhuro

“Është një zotëri këtu përballë dhe po qante dhe vazhdon të qajë dhe mua më emocionon shumë, që ai qan dhe është përnatë këtu në mbrojtje të teatrit.

Atë natë më tha: ‘Do të të shoqëroj në shtëpi?”

Dhe më pas më tha: “më erdhi keq që nuk të mbrojta dot.”

Ti nuk më mbrojte dot, por mua më mbrojti familja e madhe e Aleancës, njerëzit. Ne jemi bashkë dhe unë aty tek ajo makinë që po më grabiste dhe po më rrëmbente pash motrën, vëllain, vajzën, djalin tim, të gjithë familjen time të madhe që i jam shumë mirënjohës”, rrëfeu Kalaja.

Ndërkohë Basha tha se aksioni për mbledhjen e ndihmave nga artistët që mbrojnë Teatrin, është një shenjë sesi solidariteti njerëzor e nxjerr lakuriq qeverisjen prej kartoni.

“Ju jeni monument i solidaritet dhe qëndresës. Opozita si ndihet? Unë ndihem shumë mirënjohës ndaj jush. Ju e nxorët atë lakuriq. Ai tha se tërmeti do të rrezonte teatrin, por ja ku është. Unë po vij nga zona në fshat, ku banorët janë lënë në mëshirë të fatit. Është shkatërruar një shtet i tërë, e pamë se si i la efektivët tanë me duar zbuluar duke gërmuar. Ky teatër rrëzoi qeverinë e kartonit. Ndej keqardhje ndaj atyre njerëzve që kemi lënë ashtu, pas tërmetit. Teatri dhe Astiri janë dy monumentet e rezistencës. Ju në një ditë të zezë të vendit, ditët se si të tregonit se sa të madhe e keni zemrën. Aktet tuaja flasin vetë. Ndihma juaj ka bërë diferencën. Ju faleminderit nga zemra, që e keni zemrën kaq të madhe. Kjo tregon se shteti prej kartoni u shemb, ndërsa ne jemi një komb, të gjithë bashkë, pa dallime partiake jemi bashkuar. Sot jemi për të gëzuar solidaritetin që është diçka pozitive por edhe në këtë moment nevojat janë të mëdha”, tha Basha.

Loading...
Global