Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski bashkë me nënkryetarin e VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikollovski dhe sekretarin ndërkombëtar Timço Mucinski, sot kanë realizuar takim me delegacionin e Parlamentit Evropian, apo shefin e grupit parlamentar të PPE-së Manfred Veber dhe eurodeputetët Andrej Kovaçev, Zhelana Zovki dhe Nina Tavçar.

Në takim është biseduar për situatën aktuale politike në shtet, integrimet evropiane në vend, zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe problemet sistemore me të cilat përballet Republika e Maqedonisë.

Mickoski para të pranishmëve ka thënë se qëllim themelor strategjik i VMRO-DPMNE-së dhe i Republikës së Maqedonisë është anëtarësimi në BE. Ai ka shtuar se Qeveria e re të cilën do ta formojë VMRO-DPMNE ka plan dhe vizion se si të vendos Maqedoninë në rrugën e shpejtë të anëtarësimit në Union.

Sa u takon problemeve dhe sfidave me të cilat përballet shteti në rrugën drejt BE-së si kyçe Mickoski e ka theksuar problemin me krimin dhe korrupsionin, veçmas eshalonët e lartë të pushtetit, raste për të cilat ende nuk ka epilog juridik. Me këtë, ka shtuar ai, u jepet argument më shumë atyre të cilët kanë shprehur dozë të skepticizmit për zgjerimin e Unionit dhe anëtarësimit të Maqedonisë në të.

Kreu i VMRO-DPMNE-së ka përmendur se pas ndryshimit të pushtetit në Maqedoni, Qeveria e re e udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të punojë në reformat thelbësore në shtet dhe afrimin e Republikës së Maqedonisë me standardet dhe vlerat evropiane.

Loading...
Global