Kërkesa e fortë në Kinë, SHBA dhe Gjermani rriti shitjet e makinave Mercedes-Benz gjatë gjithë muajit nëntor, deklaroi kompania Daimler me qendër në Stuttgart.

Kompania shiti 209 048 vetura Mercedes në muaj, duke tejkaluar për herë të parë të gjitha markat e tjera dhe pritshmëritë e saj. Shitjet e njësive u rritën me 5.3 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

T mobile In article 1

Gjatë 11 muajve të parë të vitit 2019, u shitën 2.1 milionë makina Mercedes, 1.4% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Me produkte bindëse dhe nxitjen e modeleve tona me makina kompakte dhe SUV, po arrijmë një fundvit të mbarë dhe me besim”, theksoi Britta Seeger, menaxhere e marketingut dhe shitjeve.