Asambleisti dhe biznesmeni nga Medvegja, Muharrem Salihu ka qenë pjesë e aktivitetit të organizuar në Nju Jork për të mbështetur rikandidimin e kongresistit Eliot Engel për vitin 2020. Organizator i këtij evenimenti ishte botuesi i gazetës “Illyria”, Vehbi Bajrami. Ai bëri prezantimin e pjesëmarrësve dhe të gjithë kontribuesve që kishin ardhur dhe që kishin kontribuar për të mbështetur mikun e tyre të njohur në Washington. Ai u ndal veçanërisht te Muharrem Salihu, biznesmeni nga Medvegja, që kishte udhëtuar nga atdheu posaçërisht për darkën me kongresistin Engel por edhe për një numër takimesh në Washington DC, në shoqërimin e aktivistit të njohur Skënder Perolli. Vehbi Bajrami ia përshkroi kongresistit Engel Medvegjën si “vendi më i diskriminuar në Europë”. “Së fundi, gjendja aty dhe në mbarë Luginën është bërë akoma edhe më shqetësuese për shkak të kepërdorimit të një ligj të banimit në Serbi që po përdoret për t’ua eliminuar të drejtat në shtëpitë e tyre shqiptarëve nga Lugina që udhëtojnë apo janë vendosur diku tjetër. Atyre po u hiqet nënshtetësia, e drejta e votimit, e pronësisë, e marrjes sëpensioneve dhe shërbimeve sociale, e drejta e marrjes së dokumenteve etj”, theksoi Bajrami. Ndërsa, Muharrem Salihu në takimin dhe bisedën me kongresistin Engell ka pasqyruar gjendjen aktuale të shqiptarëve në Medvegjë. Ai bëri thirrje për mbështetje për shqiptarëve në Medvegjë dhe komunat Bujanoc e Preshevë. Salihu ka nënvizuar se shqetësimin e tij do ta përcjellë në Kongres përmes kongresistit Engell, i cili është zotuar për të ngritur zërin për Medvegjën, që po shuhet.
Kongresisti Engell ka thënë se ajo që kanë bërë së bashku me shqiptaro-amerikanët, për Kosovën dhe kombin shqiptar ishte nga gjërat më të rëndësishme që ka arritur në jetën e tij. “Kur shikoj jetën time rrallë, kjo është një nga gjërat që më bën më shumë krenar”, tha Engell.>

Loading...
(function(){ var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:'; var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M162740ScriptRootC217610")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln("");iw.close();var c=iw[b];} catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M162740ScriptRootC217610");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=217610;c[ac](dv); var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/e/tetovasot.com.217610.js?t="+D.getUTCFullYear()+D.getUTCMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();
Global