Një shtetas maqedonas me banim në Tiranë pretendon se u mor peng nga dy persona të cilët i kërkonin një shumë prej 25.000 eurosh.

Aksioni i policisë i zhvilluar pasditen e sotme në kodrat e Farkës mbi godinën e Kryegjyshatës ka si pasojë një person të ndaluar dhe një silenciator të gjetur në zonë.

Ora News arriti të filmojë aksionin policor për lirimin e një pengu

Një person ka arritur të largohet dhe po kërkohet nga policia.

T mobile In article 1

30 minuta më pas policia ridërgoi në zonë shtetasin maqedonas për të rindërtuar skenën e ngjarjes.

Nga informacionet paraprake maqedonasi udhëtonte me dy persona të tjerë në një makinë tip BMV me targa maqedonase kur i është vënë pistoleta në kokë maqedonasit duke i kërkuar shumën në fjalë.

Sipas burimeve të policisë, njëri nga personat njihet si person me precedent penal, zyrtarisht policia nuk ka dalë ende me një deklaratë zyrtare për ngjarjen.