Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mas dhe Ministri i ri i Jashtëm i BE Josep Borrell duan të ruajnë perspektivën europiane tek gjashtë shteteve e Ballkanit Perëndimor.

Në intervistat e ndara për edicionin javor të Frankfurter Allgemeine Zeitung, Mas dhe Borrell kritikojnë pikëpamjet e presidentit francez Emmanuel Macron lidhur me zgjerimin.

Mas thotë se projekti Europian pa Ballkanin Perëndimor do të mbetet i papërmbushur. Europa nuk duhet të lejojë “pasiguri dhe paqëndrueshmëri” në atë rajon, sepse kjo është çështje e sigurisë sonë.

“Politika e zgjerimit është gjithashtu një politikë e sigurisë”, tha Mas duke shtuar se “njerëzit e Ballkanit Perëndimor i përkasin Europës”.

“Ne tani duhet të mbajmë premtimin dhe të shtyjmë procesin e zgjerimit të BE së bashku me Komisionin e ri Evropian.”

Pasardhësi i Federica Mogherini, Borell, i cili mori detyrën të dielën, i tha FAC se “nuk ishte më e mundur etikisht t’u thuash këtyre vendeve: Ke humbur perspektivën e BE”.

Dhe ai, ashtu si Mas, është i gatshëm të flasë për rregullimin e metodologjisë, siç kërkon Franca. Por kjo nuk duhet të ndryshojë qëllimin përfundimtar, anëtarësimin në BE.

Loading...
Global