Presidenti francez, Emanuel Makron, pas takimit të liderëve në NATO, në pyetjet e MIA-s pse i bllokoi negociatat me BE-në për Maqedoninë e Veriut në tetor deklaroi se nuk ka qenë i vetëm në këtë vendim.

“E pranoj rolin e keq edhe një herë, nëse duam njerëzit të thonë se vetëm Franca ishte kundër, edhe një herë do ta pranojë, por Franca nuk ishte e vetmja kundër fillimit të negociatave”, u përgjigj presidenti francez.

Ai e përsëriti qëndrimin e Parisit se do të refuzojë çdo hapje të negociatave me vende kandidate nëse paraprakisht nuk ka reforma në procedurën negociuese.

dhuro

“Vlerësoj se procedura inkuadruese është shumë burokratike, konfuze, nuk mund të ndalohet dhe nuk është relevante, sidomos për vendet e përfshira, pyetni serbët nëse u ndryshon jeta me çdo hapje të kapitujve, duhet të krijojmë procedurë në mënyrë më strategjike”, tha Makron.

Makroni tutje shtoi se “tërësisht i pranon arritjet e Maqedonisë së Veriut , përfshirë edhe ndryshimin e emrit”, dhe se bëhet fjalë për “hap shumë të guximshëm”.

“Por, para cilësdo hapje të re të negociatave në mënyrë eksplicite thash se dua të reformohet procedura, ajo të jetë më reverzibile dhe të mundësohet definim, të jetë politike dhe të shoqërohet prej fazave të partneriteteve strategjike me investime përkatëse”, sqaroi shefi i shtetit francez.

Emanuel Makron e solli në pyetje edhe sigurinë e anëtarësimit të plotë për vendet e rajonit në BE, në përgjigjen e pyetjes së MIA-s në Londër.

“Qëllimi ndaj Ballkanit Perëndimor është tërësisht t’i ankorojmë nga ana evropiane, kjo është sfidë gjeopolitike, ky ankorim ndoshta kalon përmes perspektivës së anëtarësimit për disa, por duhet të jemi të qartë se kalon përmes fazave të partneriteteve strategjike dhe investimeve. Gabim themelor që e kemi bërë në mënyrë kolektive ishte të vlerësojmë se qasja jonë e vetme ndaj Ballkanit Perëndimor është anëtarësimi. Mundet në momenti të caktuar të ketë anëtarësim.Shumica thonë hapeni procedurën, e dimë se nuk do të anëtarësohen para dhjetë viteve… i hapim dhe asnjëherë nuk i mbyllim, siç ishte rasti me Turqinë”, thotë Makron.

Presidenti francez sqaroi se mekanizimi i BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor është zgjerimi , por se kjo nuk është e shëndoshë.

“E krijuam këtë mekanizim në të cilin themi se qasja jon ndaj Ballkanit është zgjerim dhe në të vërtetë nga lodhja vendosim ta bëjmë këtë, të hapim negociata dhe të zgjerohemi, vlerësoj se kjo nuk është e shëndoshë dhe se nuk i tregojmë punët sinqerisht”, deklaroi Makron.

Ai për herë të dytë i përshëndeti përpjekjet e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe vlerësoi se duhet të hapen “kanalet drejtë partneritetit strategjik më të fuqishëm dhe më pozitiv” i shoqëruar prej investimeve më të mëdha në rajon “të cilët do ta ndryshojnë jetën e popullit”, mes tjerash edhe arsimin dhe kulturën.

“Para cilësdo hapje të negociatave procedura duhet të bëhet më reverzibile dhe shpresoj se do të kemi sukses ta bëjmë këtë para samitit në Zagreb”, tha Makron.

Dua të jemi të qartë, shtoi ai, se hapja e negociatave nuk do të thotë asnjë automatizëm në lidhje me mbylljen e këtyre negociatave dhe dua që procedura në të cilat investojmë më shumë.

Përfundimisht ai konfirmoi se Franca ka qenë dhe mbetet kundër çdo ndarje nga Shqipëria.

“Refuzojë ndarjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, kjo është çështje baraspeshe në rajon, është vështirë të ndahen, vendim vdekjeprurës do të ishte nëse hapeshin negociata me Maqedoninë e Veriut, e jo me Shqipërinë”, tha Makron.

Ai u dërgoi porosi edhe vendeve tjera anëtare të BE-së në lidhje me ardhmërinë e zgjerimit dhe tha se nuk do të pranojë asnjë vend i ri anëtarë i BE-së nëse paraprakisht nuk reformohet procesi i vendosjes konsensuale dhe nuk vendoset normë më e madhe e vendosjes përmes shumicës së kualifikuar. Kusht tjetër do të jetë vendet e BE-së të pranojnë se nuk mundet çdo vend anëtarë të ketë komisar të vet në Komisionin Evropian.

Loading...
Global