Reagim ndaj konferencës për shtyp të Igor Janushev nga VMRO-DPMNE

Mickoski dhe janushev të mos sillen rrotull, por t’u bëjnë thirrje deputetëve ta mbështesin Kërkesën për intepretim autentik.

Në vend se të thonë nëse do ta mbështesin kërkesën për interpretim autentik të nenit 11 të Ligjit për falje, VMRO-DPMNE vazhdon me propozime jopërgjegjëse të cilat janë në funksion të evitimit të drejtësisë/

Igor Janushev dhe Hristian Miskoski të mos sillen rrotull, por t’u bëjnë thirrje deputetëve ta mbështesin Kërkesën për interpretim autentik parashtruar nga LSDM me të cilën i vihet fundi abolimit të paligjshëm nga Gjorge Ivanov.

Duhet njëherë e përgjithmonë të mbyllet amnistia e paligjshme e Ivanovit. Secili që ka gabuar para ligjeve duhet të përgjigjet, ndërsa të gjitha lëndët dhe hetimet e filluara duhet të marrin një përfundim.

Për dikë që ka gabuar para ligjeve nuk është çështje se me çka do të merret, por fillimisht duhet të përgjigjet për veprimet e veta në pajtim me ligjet.

Propozimi i Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së në thelb do të thotë se të gjithë nga VMRO-DPMNE që 11 vite kanë vjedhur, duhet të amnistohen, të mos prëgjigjen, e më pas t’u ndalohet të merren me politikë. Kjo është joserioze dhe e turpshme. përgjegjësia duhet të jetë në vend të parë.

Prandaj së pari duhet ta mbyllim amnistinë ilegale të Ivanovit. e më pas të bisedojmë edhe për propozime të tjera si dhe për zgjerimin e ndalesë për pjesëmarrje politike edhe me persona të cilët janë nën hetim, të personave nën aktakuzë apo për të cilët ishin prezantuar materiale të prëgjuara të cilat treguan për përfshirjen e tyre në veprime të paligjshme.

Sa i përket propozimit për hetim të pronës së funksionarëve, ai është vonuar, kontroll i tillë tashmë po ndodhë.

Prandaj Mickoski qartë dhe zëshëm duhet t’u bëjë thirrje deputetëve nga VMRO-DPMNE ta mbështesin interpretimin autentik të nenit 11, e jo vetëm në mënyrë deklarative ta mashtrojë opinionin se angazhohet për drejtësi dhe për sundim të së drejtës.

Loading...
Global