Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Sadulla Duraku nuk do të jetë asnjë pjesë e strukturave partaike në BDI. Mbrëmë në kongres emri i tij është fshirë me ngjyrë të zezë dhe nga dje, BDI-së së Kumanovës dhe Likovës i hapen dyert për të marrë frymë dhe për të fituar në zgjedhjet e 12 Prillit. Siç mëson TS, Duraku ka qenë një ndër personat që nuk ka lejuar asnjë të ri të ngritët në strukturat partiake duke penguar me çdo kusht që të jetojë sa më gjatë në parti edhe pse nuk ka treguar asnjë rezultat si kryetar komune dhe tani si ministër.

Duraku gjithashtu nuk ka gëzuar asnjë respekt në Likovë dhe Kumanovë në strukturat e partisë dega Kumanovë – Likovë, por ai gjithnjë është fshehur pas petkut të BDI-së dhe Ali Ahmetit dhe po të njetin e ka shfrytëzuar duke qenë në poste kyçe qeveritare.

Me largimin e Durakut mushkëritë e BDI-së në Likovë dhe Kumanovë tani do të marrin frymë me lirshëm dhe BDI-ja në Kumanovë me 12 Prill do të jetë fituese.

Kumanova – Likova  me Ilir Hasanin,  Arbër Ademin dhe  Rexhail Ismailin do të jetë një BDI e shpresës dhe kumanovarëve do tju rikthehet krenaira dhe dinjiteti.

Ndryshe dje në kongresin e katërt të BDI-së, Ali Ahmeti u rizgjodh edhe për katër vite të drejtojë BDI-në./TS/