Argjentina do të hapë vitin 2020 të Kupës së Amerikës me derbin kundër Kilit në Buenos Aires.

Ashtu sikur në ndeshjen e play-off për vendin e tretë këtë vit, skuadrat do të takohen përsëri në ‘El Monumental’ më 12 qershor të vitit të ardhshëm.

Janë 12 skuadra pjesëmarrëse, 10 amerikano-jugore, plus Katari dhe Australia, që janë të ftuara. Ekipet janë ndarë në dy grupe me nga 6 skuadra, që do të luajnë të gjitha kundër njëra-tjetrës. Katër ekipet më të mira të çdo grupi kualifikohen në çerekfinale.

dhuro

Sidoqoftë, Australia që luan për herë të parë në Kupën e Amerikës pozicionohet në Grupin A ose Zonën e Jugut, i cili përfshin Argjentinën, Bolivinë, Uruguajin, Kilin dhe Paraguain.

Katari, kombëtarja tjetër e ftuar, do të takohet me Kolumbinë, Brazilin, Venezuelën, Ekuadorin dhe Peru – e ndarë si Zona e Veriut.

Brazili do të hyjë në këtë turne si kampion në fuqi pas suksesit të tyre këtë vit.

Duke nisur që nga ky edicion, turneu do të zhvillohet çdo katër vjet. Pra, pasardhësi do të zhvillohet në vitin 2024.

Loading...
Global