Pas publikimit të kërkesës në portalin TetovaSot që kishin bërë këshilltarët e Lëvizjes BESA në komunën e Bogovinës për ndryshimin e emrave të shkollave, ka reaguar kryetari i komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili.

Sipas tij lajmi i publikuar në TetovaSot është dezinforamtë edhe pse TS ka nxjerë dokument të nënshkruar nga këshilltarët e Lëvizjes BESA, kryetari vazhdon të quaj lajmin si sulm ndaj tij.

Mospasja e një ligji për mediat online, portalet e ndryshme të cilat çdo ditë lirshëm çdokush mund t’i hap, sjell deri tek dezinformatat, sulmet ndaj grupeve të caktuara si dhe informacioneve selektive dhe të njëanshme. Një sulm i tillë është drejtuar edhe për mua si kryetar i Komunës së Bogovinës, me të cilin akuzohem për mospranim të kërkesës së parashtruar nga këshilltarët e komunës për ndërrimin e emrit të një shkolle në komunën tonë.
Një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë sepse unë në asnjë moment nuk e kam refuzuar këtë kërkesë, madje me përgjegjësi të plotë them se mbështes çdo propozim që është në të mirë të qytetarëve, e në këtë rast edhe për ndërrimin e emrave të vjetër të shkollave.
Dua të potencoj se ndërrimi i emrave nuk është nën kompetenca të komunave, por të Ministrisë për Arsim dhe Shkencë, dhe një kërkesë e tillë duhet t’i drejtohet po kësaj ministrie pa aminin e të cilës asnjë emër i asnjë shkolle në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk mund të ndryshohet.
Unë do të riadresoj këtë kërkesë në derën e duhur, me shpresë që e njëjta të merr përgjigje pozitive” ka shkruar Xhemaili 

 

Ja edhe dokumentet e këshilltarëve të Lvizjes BESA për të dëshmuar se TetovaSot nuk bën dezinformata.

 

Loading...
Global