Medai Shaholli

Ka disa vjet po luhet loja e madhe me ligjin për gjuhët që do të thotë ligji për gjuhët e minoriteteve në MV, por që DUI dhe partiçkat e tjera shqiptare mburren se kanë miratuar një ligj i cili në vend të barazonte shqipen me sllavishtene Zajkos ai barazon jevgjërishten e Amdi Bajram me shqipen.
Së fundmi Komisioni i Venedikut doli me disa këshilla se shqiptarët me këtë ligj paskëshin më shumë të drejta se ç’duhet ndaj i sugjerojnë qeverisë të rishikoj këtë ligji.
Në fakt, siç thotë dhe lideri i intergristëve Ali Ahmeti, ky ligj buron nga MO, e cila sanksionon gjuhën shqipe si gjuhë të bashkësive etnike të 20% në mbarë vendin.
Pra, ata integristët dhe gjithë partiçkat e tjera shqiptare së bashku, tradhtuan interesat kombëtare me këtë ligj që denigron identitetin tonë kombëtar si komb dhe si popull autokton në këto troje me një arsyetim banal që sipas tyre ky ligj qënkësh në frymën e MO, me të cilën shqiptarët pas konfliktit të 2001 në vend të qëndronin me grykat e armëve për barazinë e plotë në vend, si minimium i vullnetit politik të luftëtarëve të lirisë dhe shqiparëve të Iliridës ata pranuan status denigrues të minoritetit të 20%.
Kjo është klasa politike po luan farsën dhe lojën e radhës para deleve shqiptare me ligjin e gjuhëve dhe  me MO, si ”fitores historike” që paskëshin fituar shqiptarët me to.
Në realitet me MO, partiçkat tona politike dhe Ali Ahmeti, i dorëzuan armët dhe pranuan kapitullimin ku shqiptarët ngelën minoritet i papërfillshëm, i barabartë me arixhinjtë e Shutkës dhe shkijet e Kumanovës.
Ndërsa me ndryshimet kushtetuese në janar të këtij viti, kjo klasë politike pranoi skllavërinë e re në kushtetutë si bashkësi etnike e 20%, për hir të gjoja  integrimeve europiane ajo sakrifikoi identitetin kombëtar.
Sot, loja me ligjin e gjuhëve është bërë një tregim i mërzitshëm që përsëritet sa herë afrohen zgjedhjet.
Prandaj, shqiptarët nëse ndihen shqiptarë të vetëdijshëm dhe jo si dele e bagëti, nuk duhet t’i besojnë më përrallave të liderëve shqiptarë mbi patriotizmin fals e të dalë boje për zotimet e tyre në mbrojtje të interesave kombëtare.
Loading...
Global