Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka komentuar dështimin e arritjes së një marrëveshje për bashkëqeverisje mes LV-së dhe LDK-së.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se rezultatet e 6 tetorit krijuan një situatë të re politike, por spektakli për formimin e koalicionit LV-LDK ka filluar të merr karakter të situatave të vjetra politike.

“Po i afrohemi periudhes tremujore nga dita e zgjedhjeve, e takimet mes këtyre dy subjekteve përcillen me zvarritje, përplasje edhe pa marrevshje për të bashkëqeverisur”.

“Kërkesat për zgjedhje të parakoheshme menjëherë pas fillimit të Qeverisë Haradinaj, po nga këto dy subjekte politike, po duket se në mungesë të kreativitetit politik, kanë qenë deklarata e parulla politike për konsum ditor, me shumë se sa angazhim për harmonizim të vlerave e përgjegjësive për udhëheqje me vendin”, ka shkruar Kryeziu.

Loading...
Global