Një 36-vjeçari të lindur pa testikuj iu transplantua një nga binjaku i tij identik në një operacion 6-orësh të kryer të martën në Beograd nga një ekip ndërkombëtar kirurgësh.

Operacioni synonte t’i jepte marrësit nivele më të stabilizuara hormonesh mashkullore nga sa mund t’i jepeshin me injeksione, për t’ia bërë gjenitalet më natyrale dhe më komfort, si dhe t’i jepte mundësinë për të bërë fëmijë, bëri të ditur Dr. Dicken Ko, kirurg transplantues dhe profesor i urologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Bostonit, i cili shkoi në Beograd për të ndihmuar me procedurën.

Operacioni ishte vetëm i treti i këtij lloji. Dy të partë janë kryer 40 vjet më parë në St. Louis, gjithashtu për vëllezër identikë, dhe në secilin prej rasteve njëri nga vëllezërit nuk kishte testikuj. Mungesa e testikujve është një rast jashtëzakonisht i rrallë, por doktorët thonë se operacioni und të gjjë përdorim më të gjerë për viktima aksidentesh, ushtarë të plagosur, pacientë me kancer apo persona trans.

Por, kjo procedurë ka ngritur pyetje në lidhje me etikën e transplantove që nuk janë për të shpëtuar jetë, si dhe me mundësinë e bërjes së fëmijëve nga ana e pacientit me spermë nga donatorë që nuk kanë lidhje me ta.

Operacioni u krye në Klinikën Universitare të Fëmijëve në Tirsova, një lagje e Beogradit. Vëllezërit serbë janë mirë sipas doktorëve. Të premten, marrësi kishte nivele normale testosteronesh.

Dhuruesi, i cili është baba ndërkohë, do të mbetet prodhues si më parë, pavarësisht heqjes së një testikuli.

Vëllezërit, të cilët preferuan të mos identifikoheshin, pritet të shkojnë në shtëpi këtë fundjavë.

Meqenëse pacientët janë binjakë identikë me të njëjtën përbërje gjenetike, nuk ka shqetësime se trupi i marrësit mund ta refuzojë transplantin, kështu që nuk ka nevojë të marrë ilaçet kundër imunitetit që marrin shumica e pacientëve të transplantimeve.

Loading...
Global