Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka folur para gazetarëve para nisjes për në Hagë ku do të merret në pyetje nga hetuesit e Gjykatës Speciale.

Veseli nuk ka bërë të ditur se në çfarë cilësie është ftuar nga Haga, derisa, ka thënë se Gjykata Speciale është sfidë përballë krimeve makabre serbe.

T mobile In article [1]

“Tani jam duke udhëtuar për në Hagë me ftesë të dhomave të Specializuara, jam i ftuar për intervistim, gjykata Speciale është sfidë përballë krimeve makabre serbe, por të njejtën kohë është sfidë përballë krimeve makabre serbe po edhe një moment ndërkombëtar për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit tonë të UCK-së, çdo luftëtar i lirisë është krenar që ka pas fatin t’i shërbejë atdheut të vetë, edhe unë, jam shumë krenarë e falënderoj zotin për këtë dhe dua ta them se me asnjë gjë nuk e ndrroj asnjë pjesë të jetës time krenare, historia e UÇK është histori për liri dhe pavarësi”, ka thënë ai, transmeton ‘express’.

Intervista e Kadri Veselit fillimisht ishte caktuar në fillim të këtij muaji, por që më pas ishte shtyrë për 10 dhjetor.