Jose Mourinho e ka sqaruar pse ai jetonte në hotelin Lowry gjatë kohës së tij si trajner i Manchester Unitedit, para kthimit të tij në Old Trafford të mërkurën në mbrëmje.

Pasi e mori drejtimin e Tottenahmin nga Mauricio Pochettino i shkarkuar muajin e kaluar, Jose Mourinho tani do të ritakohet me klubin që e shkarkoi vitin e kaluar.

Para ndeshjes, ai u pyet për stilin e tij të jetesës gjatë kohës sa e kishte kaluar në Mançester, pas raportimeve në media se pikërisht kjo jetesë i kishte sjellë atij palumturi gjatë kohës sa po punonte në Teatrin e Ëndrrave.

Mirëpo, Mourinho nuk u pajtua dhe reagoi shpejt për t’i hedhur poshtë ato pretendime.

“A e dini se si do të kisha qenë shumë i palumtur? Do të kisha qenë shumë i palumtur nëse do të jetoja në një shtëpi i vetëm”, ka thënë Mourinho.

T mobile In article [1]

“Do të duhej të pastroja, nuk dua ta bëj këtë. Do të duhej t’i hekurosja rrobat, s’di ta bëj këtë. Do të duhet të gatuaja, do të haja vetëm vezë e suxhuk, këto janë të vetmet gjëra që di t’i bëj”.

“Do të kisha qenë shumë i palumtur. Jetova në një apartament të mrekullueshëm, nuk ishte vetëm një dhomë dhe ishte e imja gjithmonë. Nuk është se duhej ta ndryshoja vendin çdo javë. Ai apartament ishte i imi”.

Mourinho do ta shkojë me Tottenhamin në Old Trafford sonte, pas dy fitoreve radhazi në Premierligë, kundër West Hamit dhe Bournemouthit, rezultate këto që e kanë ngritur skuadrën e tij në pozitën e gjashtë.

Ndërkohë, Manchester Unitedi i ka barazuar dy ndeshjet e fundit të Premierligës, kundër Sheffield Unitedit dhe Aston Villas, duke mbetur në pozitën e dhjetë në tabelë.

Duke reflektuar për kohën e tij në Old Trafford, Mourinho insistoi se ai nuk ishte penduar për asgjë: “Unë mësova dhe tani jam trajner më i mirë sesa që isha atëherë”.