Të drejtat e njeriut janë gurthemel i jetës tonë, ndërsa askund në asnjë vend të botës nuk do të shihni strukturë të tillë integruese e cila i respekton aq të drejtat njerëzore siç e bën atë Bashkimi Evropian, ka thënë sot ambasadori i Sllovenisë në vend, Milan Jazbec në panel diskutimin e fundit për mbrojtje të vlerave evropiane në procesin e qasjes në temë: “Si të shfrytëzohet integrimi në BE për avancimin e të drejtave njerëzore në rajon”.

Lufta për të drejtat njerëzore, sipas tij, duhet të fillojë që në moshë më të vogël. Në këtë betejë ka thënë se është e dëshirueshme të tërheqim të rinjtë pasi siç tha, “e ardhmja mbetet në duart e tyre”.

Të drejtat e njeriut sipas ambasadorit janë gurthemel i jetës së sotme dhe gurthemel e gjithë asaj që ka ndodhur pas Luftës së Dytë Botërore.

Deklarata universale për të drejtat njerëzore dhe Konventës Evropiane për të drejtat njerëzore siç ka shtuar Jazbec janë dy dokumentet bazë që i çimenton të drejtat e njeriut në jetën tonë të përditshme.

Ai ka thënë se procesi i integrimit evropian ka krijuar organizata të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare që janë formuar në kuadër të Këshillit të Evropës në mesin e viteve të pesëdhjeta.

“Nëse i vendosim bashkë aktivitetet e organizatave në kuadër të Kombeve të Bashkuara do të shohim se ky proces i prodhon vlerat më të rëndësishme në të cilat jetojmë çdo ditë që i shohim si kritere për standard të jetesës dhe ata përparësi, ajo pasuri e bën Evropën kontinente të vetëm”, ka theksuar ambasadori.

Ai ka thënë se procesi i zgjerimit të integrimeve të BE-së dhe avancimi i të drejtave të njeriut ka filluar në Serbi dhe Mal të Zi në këtë rajon të Ballkanit Perëndimor ndërsa pritet tani edhe dritë e gjelbër për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Shohim se si të drejtat njerëzore janë gurthemel i jetëve tona. Ekzistojnë edhe çështje që në shikim të parë nuk ngjasojnë në çështje të të drejtave të njeriut, por nëse hyjmë më thellë do të shohim se janë pjesë e të drejtave të njeriut. Një nga ato të drejta sipas meje është ajri i pastër. Këtë të drejtë ende nuk e ka Kushtetuta, por unë shpresoj se me kohë edhe kjo do të ndryshojë. Tani është dimër, ndërsa ajër të pastër në Shkup dhe Tetovë pothuajse nuk ekziston.

Ai ka thënë se çështjen e ajrit të pastër politikanët duhet ta vendosin në rend të parë, për shkak tyre, për fëmijët e tyre, por edhe gjithë qytetarët e tyre.

Ai ka shtuar se askush nuk duhet të pret të fillojë zgjerimi i BE-së, ose të nisin negociatat e zgjerimit që të përballen me këto çështje. Sa më shpejtë të tejkalohen këto probleme, aq do të kemi pozicion më të mirë për negociata.

Loading...
Global