LSDM dhe Zoran Zaev janë pengesë për realizimin e drejtësisë në Republikën e Maqedonisë.

Zoran Zaevi i falur po përgatitë terren për amnistinë e vet të ardhshme nga Pendarovski. Zoran Zaev mbetet mbrojtës i parimit të amnistisë, dhe frikësohet nga hetimi i prejardhjes së politikanëve.

Prandaj Zaev është i detyruar para qytetarëve të Republikës së Maqedonisë t’u përgjigjet disa pyetjeve:

Përse nuk e pranon kërkesa për amnisti të mos vlejë për politikanë dhe bartës të funksioneve, dhe të amnistuarit të mos guxojnë të merren me politikë?

Nga çka frikësohet Zoran Zaev të pranojë ligj për hetim të prejardhjes së pronës së politikanëve?

Nëse frika nga humbja në zgjedhjet e ardhshme të cilat do të htonë fund për karrierën e tij politike është arsyeja përse nuk e pranon propozimin që paraprakisht të dihet se kush do të jetë kandidat për mandatar të qeverisë së re. A do të thotë kjo se Zaev po lufton të jetë i mbrojtur nga imuniteti i deputetit?

Përse Zaev nuk dëshiron i humburi në zgjedhje të përballet me përgjegjësi për politikat katastrofale dhe për shkeljet para ligjeve dhe qytetarëve?

Nevojiten përgjigje.

Politikanët, politikat e të cilëve janë mposhtur nga populli, vendin nuk e kanë në politikë.

Më 12 prill vijnë ndryshimet dhe ripërtëritja e Maqedonisë. Ndërsa prej 13 prillit vjen edhe përgjegjësia për politikanët të cilët e tradhtuan popullin dhe i shkelën ligjet.

Konferencë për shtyp e Igor Janushev, sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së

Loading...
Global