Një automjet tip veturë është konstatuar i çmontuar nga banorët në rrugën e fshatit Vig në Mat. Sipas banorëve mjeti gjendet në afërsi të malit të Shënmërisë dhe është i çmontuar plotësisht.

Nuk dihet nëse mjeti është i vjedhur apo është përdorur për veprimtari kriminale, pasi shumë nga pjesët i janë marrë. Banorët nuk kanë parë persona të dyshimtë ndërsa automjeti në gjendje të tillë është parë aty prej dy ditësh.

Loading...
Global