Ekipet e shpëtimit në Kenia kanë nxjerrë nga lumi trupin e një adoleshenteje që u mbyt ndërsa po përpiqej të shpëtonte një burrë.

Anna Nduku ra në lumin Kandisi afër Ongata Rongai të martën. Ajo është një 130 njerëzit që kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve nga shirat e dendur.

19-vjeçari dëgjoi britmat e burrit që po mbahej në një pjesë ure në ndërtim e sipër dhe rrezikonte të binte në lumë ndaj shkoi për ta ndihmuar.

dhuro

Burri mbijetoi. Por vajza në përpjekje për ta shpëtuar ra në lumë dhe u mbyt. Nëna e saj ishte pranë kur ndodhi ngjarja e rëndë dhe pa me sytë e saj vdekjen e vajzës.

“E pashë duke luftuar për të dalë nga uji, u përpoqa ta shpëtoja. I thirra Anna, Anna”-tha ajo. “Doja ti hidhja një shkop për ta nxjerrë jashtë por lumi ishte i fryrë dhe ajo u zhduk në ujë.”

Loading...
Global