Vrasja e Konstandinos Katsifas në fshatin Bularat të Gjirokastrës gjatë vitit të shkuar duket se ka tensionuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Sipas mediave greke, Prokurori Publik, Konstantinos Simitzoglou ka ngritur një çështje penale për vrasjen e tij.

Media greke “Zougla” shkruan se autoritetet vendase do të marrin edhe një mendim të një oficeri të mjekësisë ligjore për të kuptuar sesi u vra Katsifas dhe për të identifikuar autorët që vijnë nga radhët e policisë shqiptare që qëlluan mbi të.

Po ashtu, pritet që ai të marrë detaje nga policët shqiptarë që ishin të përfshirë në operacionin kundër 35-vjeçarit. Nga ana tjetër, ka nga ato media greke që akuzojnë autoritetet shqiptare se po bëhen pengesë për të mësuar të vërtetën e vrasjes së Katsifas.

T mobile In article 1

Sipas tyre, policia shqiptare dhe autoritetet gjyqësore nuk u japin përgjigje familjarëve të Katsifas për shkaqet dhe rrethanat e vrasjes së tij. Sakaq, nëna e Konstandinos Katsifas vijon të akuzojë Shqipërinë se vrasja e djalit të saj ishte e padrejtë.

“Ne duam të dimë pse fëmija ynë u vra. Ai i dha një mesazh për Greqinë dhe Epirin e Veriut. Ata e vranë atë padrejtësisht, ai nuk bëri asgjë. Ai e donte flamurin e kombit. Të zbardhen fajtorët”, tha ajo për “ANT1”.