Adolf Hitleri ishte shumë i qetë në shoqërinë e grave dhe kjo për faktin se mes tyre ndihej mirë dhe nuk gjykohej as në aspektin politik as si drejtues.

Gertrud Scholtz-Klink ishte gruaja më e fuqishme në Gjermani pasi ishte edhe e preferuara e Adolf Hitlerit. Të paktën në letrat që ai shkruante ndaj saj.

Infermierja e kualifikuar u bashkua me partinë naziste në vitin 1930 dhe katër vjet më vonë, ajo u bë Udhëheqëse e Grave Reich.

dhuro

Ajo hartoi postera dhe shpiku parulla, shkruajti libra dhe pamflete, mbajti qindra fjalime në mitingje, shkoi në turne leksionesh dhe transmetonte vazhdimisht në radio.

Ajo gjithashtu u injorua nga gratë e elitës naziste dhe përjashtohej nga privilegjet e tyre të shumta.

Kur Adolf Hitler erdhi në pushtet në vitin 1933, ai emëroi Scholtz-Klink si Fuhrerin e Grave të Reich dhepo ashtu ajo ishte në krye të Lidhjes së Grave naziste.

Ajo ishte një oratore e mirë dhe detyra e saj kryesore ishte promovimi i epërsisë mashkullore, iu mëshonte teorive se gratë duhet të qëndronin në shtëpi dhe rëndësia parësore e tyre ishte rritja e fëmijëve.

Në një fjalim, ajo theksoi se “misioni i gruas është të shërbejë në shtëpi dhe në profesionin e saj duhet të përshtatet për të plotësuar nevojat e jetës nga momenti i parë deri në i fundit i ekzistencës së burrit”.

Loading...
Global