Një vajzë përfundoi me pjesë plumbi në sy pasi një shoqe e klasës e qëlloi me një laps.

13-vjeçarja, nga Mançesteri, nuk e vuri re fillimisht që kishte pjesë lapsi të mbetura në sy.

Ajo u shtrua në spital, ku bëri operacion urgjent për të hequr të dy pjesët e lapsit nga syri i saj i djathtë.

dhuro

Një pjesë ishte vetëm milimetra nga retina e syrit të saj një pjesë e rëndësishme e indit në pjesën e prapme të syrit që shndërron dritën në figurë.

Dëmtimi i saj mund të shkaktonte me shumë mundësi edhe verbimin e plotë.

Vajza pa emër, tani e ka marrë veten thuajse plotësisht nga ngjarja e ndodhur tre vjet më parë.

Duke shkruar në revistën  BMJ Case Report, mjekët u kanë bërë thirrje mësuesve, prindërve dhe fëmijëve që të jenë më të kujdesshëm për rreziqet e përplasjeve të tilla mes studentësh e nxënësish.

Loading...
Global