Gazetarja e një televizioni spanjoll e cila gjatë transmetimit live porositi kolegët e saj në studio se nga nesër nuk do të shkojë në punë pasi “ka fituar në lotari”, nuk e dinte se bëhej fjalë vetëm për një shumë të vogël sepse çmimi ndahej për Krishtlindje mes fituesve.

Natalia Eskudero, që punon për televizionin RTVE, filloi të bërtet para kamerës – për ta kuptuar disa momente më pas se ka fituar vetëm 5,000 euro e jo 4 milionë siç ajo pretendonte.

Çmimi kryesor i lotarisë së Krishtlindjeve ishte 4 milionë euro, por ai çmim do të ndahet mes fituesve. Më vonë Eskudero ka kërkuar falje për mënyrën se si kishte reaguar gjatë transmetimit live.

Ajo pranoi se pendohet për mënyrën se si është sjellë në mënyrë kaq “emocionuese”, dhe se dëshiron të shpjegoj para shikuesve arsyen e veprimeve të saj, transmeton telegrafi.

Eskudero u kritikuar për mungesë profesionalizmi gjatë transmetimit live, që në masë të madhe u shpërnda në rrjetet sociale. Në video ajo kërcen nga gëzimi derisa shampanja po fluturonte në të gjitha anët, pasi kishte bërë të ditur se është fitues e çmimit kryesor të lotarisë.

 

Loading...